Published On: 7 Korrik, 2017

Beteja e vogël e luftës së madhe, Hashim Thaçi – Xhavit Haliti

Pak kush e din se diku në periferi të Kosovës po ndodhë një përplasje forcash, të njerëzve më të fuqishëm në shtetin tonë. Në fakt kjo përplasje vetëm sa hedhë pak më shumë dritë për një tjetër përplasje më të madhe që po ndodhë për hesape lufte, ndërmjet njerëve që ishin së bashku në udhëheqjen e krahut të luftës së drejtuar nga LPK-ja, dhe që përveç shumë keqpërdorimesh dhe abuzimesh tjera përfshirë ato me paratë, kanë angazhuar edhe grupe vrasësish. Këtij grupi vrasësish i ka ardhur koha të dalin para drejtësisë.

Gara në të cilën po përplasen grupet brenda klanit “Pronto”, janë zgjedhjet në Universitetin publik “Haxhi Zeka” në Pejë. Sot, ka marrë fund njëra çështje, ajo e rektorit, duke u rizgjedhur Fadil Millaku, i cili llogaritet si i mbështetur nga Xhavit Haliti. Por, grupet që po përplasen të udhëhequra nga Xhavit Haliti e Kadri Veseli në njërën anë dhe ato nga Hashim Thaçi, nuk do të përfundojnë këtu.

Sipas dispozitave dhe “Rregullores për organizimin e zgjedhjeve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Nr. 1080, të datës 10. 05. 2017, që përcakton kushtet për zgjedhjen e dekanëve, janë në kundërshtim flagrant me Nenin 68, pika 2 të Statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, që ka përcaktuar minimumin e kushteve akademike për zgjedhjen e dekanëve.

Sipas parimit të ligjshmërisë, që është parim udhëheqës në sistemin tonë juridik, të gjitha rregulloret e universitetit duhet të jenë në harmoni me dispozitat e statutit, që paraqet bazën e hierarkisë se të gjitha akteve tjera normative.  Po ashtu edhe sipas Nenit 235 dhe 237 pika 1 e Statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, të gjitha strukturat e universitetit, madje edhe Këshilli Drejtues dhe Rektori janë të obliguara që të veprojnë dhe ti nxjerrin vendimet dhe rregulloret e tyre sipas dispozitave të Statutit të UHZ-së.

Andaj nxjerrja e “Rregullores për organizimin e zgjedhjeve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Nr. 1080, të datës 10. 05. 2017, përkatësisht dispozitat e saj që përcaktojnë kushtet minimale për zgjedhjen e dekajve, janë në kundërshtim flagrant me Nenin 68, pika 2 të Statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Pos zgjedhjeve te dekanëve në mënyrë të kundërligjshme, gjatë mbajtjes së zgjedhjeve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, janë manifestuar edhe shumë shkelje procedurale. Kështu nuk u respektua asnjë datë e përcaktuar nga Këshilli Drejtues për mbajtjen e zgjedhjeve të studentëve, zgjedhjeve për anëtar të senatit dhe ato të dekanëve, por ato u mbajtën vetëm, atëherë kur u siguruan votat për personat e caktuar sipas përshtatshmërisë politike e jo vlerave të tyre akademike.

Kështu në Fakultetin e Biznesit u anuluan zgjedhjet për senator, ngase kandidati Prof. Dr. Bedri Statovci që i kishte fituar votat nuk ishte trajtuar si person i përshtatshëm. Në fakultetin e Agrobiznesit Rektori personalisht kishte deklaruar se nuk njoh dekan tjetër pos Nexhdet Shales, i cili perceptohet se nuk din asnjë mendim me artikulu në mënyrë të kuptueshme. Ndërsa në Fakultetin Juridik, në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim edhe me rregulloren kontestuese, u përjashtua një asistente nga e drejta për votim, me arsyetimin se ajo i ka fituar votat për të qenë përfaqësuese në Senat – ende pa u konstituuar Senati dhe pa u konfirmuar anëtarësia e saj në Senat.

Edhe përkundër dërgimit të dy emrave të kandidatëve për dekan në Senat – sipas Statutit, udhëheqësit e Universitetit kane kërkuar heqjen e emrave te personave te papërshtatshëm nga lista dhe dërgimin në Senat vetëm të një emri dhe atë të personave të verifikuar si të përshtatshëm dhe të betuar për besnikëri ndaj fraksionit të Xhavit Halitit në PDK.

Kështu me majorizim dhe mbivotim u mbajtën zgjedhjet në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, duke zgjedhur në mënyrë kundërstatutare Halit Shabanin dekan të Fakultetit Ekonomik, Gani Asllanin dekan të Fakultetit Juridik dhe Nexhdet Shalen dekan të Fakultetit të Agrobiznesit, disa prej të cilëve kanë themeluar edhe marrëdhëniet e tyre të punës me këtë universitet, po ashtu në mënyrë të kundërligjshme, pa e plotësuar kriterin themelor të përvojës së punës.

Kriteri themelor për zgjedhjen e dekanëve në në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, nuk kanë qenë vlerat ose hierarkia akademike, ashtu si është e përcaktuar me Statut, por përkatësia politike dhe dëgjueshmëria e tyre për angazhim dhe punësim të personave pa kritere, për publikim të rrejshëm të emrave të profesorëve si te angazhuar dhe në vend të tyre angazhimi i personave për ligjërim në kundërshtim me Statutin dhe Ligjin mbi Arsimin e Lartë, dëgjueshmëria e tyre për formim të kundërligjshëm të komisioneve për ndrinin e notave të studenteve me influence politike, për përshtatjen e orarit sipas interesave te mësimdhënësve me influence politike e jo sipas praktikave te mira universitare dhe mundësit e studenteve etj.

Madje dekan në Fakultetin Juridik, u zgjodh profesori ekonomist, i cili përmes Viber-it i fton studentët që ti vijojnë lëndët e tij zgjedhore duke u premtuar nota pozitive edhe në lëndët e profesorëve të tjerë, i fton vajzat ne kabinet, … dhe ju premton nota të larta në qoftë se ato shkojnë te ai në Prishtinë.

Ky dekan që kërkon hapur nga profesorët dhënien e notave pozitive për studentët me influenca të ndryshme. Në qoftë se ndonjë profesor kundërshton atëherë formon komisione të kundërligjshme për ndryshim të notave te dëshiruara, duke formuar edhe komisione te kundërligjshme dhe duke involvuar në komisione te tilla edhe Kryeprokurorin Kurmehaj (me qellim te legjitimimit me te lehte te notave te manipuluara).

Kështu përmes nxjerrjes se një rregulloreje kunderstatutare dhe shkeljeve te shumta procedurale, në Fakultetin Juridik u zgjodh ekonomisti – ashtu si ishte punësuar, në mënyrë të kundërligjshme Gani Asllani.  Ndërkaq përfaqësuese e këtij fakulteti në Senat u zgjodh asistentja e tij po ashtu ekonomiste (dhe funksionare e forumit të gruas së PDK-së), e diplomuar në një kolegj privat, e cila sipas një vendimi të ministrit Bajrami, ajo nuk i plotëson kushtet themelore për punësim në institucionet publike të arsimit të lartë.

Kështu sot Fakulteti Juridik, që ka numrin më të madh të studenteve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë udhëhiqet nga një ekonomist (që nuk ka kohe për te lexuar por i përshkruan 3 libra ne vit duke i ofruar ato edhe si libra universitar) dhe përfaqësohet edhe në Senat nga një asistente e lëndeve ekonomike, e cila (është funksionare e PDK-së) dhe ka të përfunduar studimet ne një kolegj privat.

Po ashtu Fakulteti Juridik nuk e ka asnjë përfaqësues në Këshillin Drejtues, që është në kundërshtim edhe me parimin e barazisë dhe të gjithëpërfshirjes. Ndërkaq Fakulteti i Biznesit i ka dy përfaqësues në Këshillin Drejtues dhe Fakulteti i Arteve e ka të njëjtin përfaqësues edhe në Këshillin Drejtues dhe në Komisionin e Studimeve, që paraqet konflikt flagrant të interesit. R.T./(SHQIPTARI.eu)

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...