Published On: 28 Tetor, 2016

Besnikëria e Sanxhakut për vëllanë e madh Erdogan

Rrugë të ngushta të lidhura me ura të gurta mbi lumin Rashka, arkitekturë orientale dhe një imitim i Sebiljit (çezmës) të famshëm të Sarajevës, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëse kohët moderne e kanë fshirë traditën turke të shallvareve, pamja e Novi-Pazarit i ruan gjurmët e një qyteti të vogël turk, dhe banorët e tij ende kanë një dashuri të pafshehur për Turqinë.

Kjo është arsyeja që shumë serbë i tregojnë me gisht ata si element i huaj, si një grup që është më shumë besnik ndaj Turqisë sesa vendit të tij.

Novi-Pazari, gjeografikisht në jugperëndim të Turqisë, është qendra e rajonit të Sanxhakut, me shumicë myslimane, i krijuar në kohët osmane, me qëllim për të ndarë Serbinë e Malin e Zi, dhe për të lidhur Perandorinë me myslimanët e Bosnjës. Me gjithë një mbështetje të qartë për Turqinë e presidentin Erdogan, autoritetet lokale refuzojnë kritikën serbe për turkofili.

“Boshnjakët e Sanxhakut e shohin veten si urë lidhëse mes Turqisë dhe Serbisë, një urë që mundëson lidhje ekonomike”, thotë për Deutsche Wellen, Nazim Licina, anëtar i “Shoqatës së Miqësisë të Turqisë” në Novi-Pazar, e njëri nga organizatorët e demonstratës në Novi-Pazar pro presidentit Erdogan pas puçit ushtarak.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...