Shqipëria

Berisha: Turp kombëtar, u kujtuan pas 15 vitesh të bllokojnë autobusët nga Kosova

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimin e marrë nga autoritetet përkatëse të qytetit të Durrësit, pas 15 vitesh, për të ndaluar kalimin në rrugën “Pavarësia”, të autobusëve me pushues që vijnë nga Kosova.

Përmes një shënimi në Facebook, Berisha shkruan se qëndrimi i autoriteteve zyrtare në Durrës, ndaj shqiptarëve të Kosovës, është një turp kombëtar.

Sipas tij, pas 15 vitesh, autoritetet zyrtare u kujtuan që të bllokojnë autobusët që vijnë nga Kosova për të kaluar në rrugën “Pavarësia”, ju vështirëson shumë sistemin e akomodimit në apartamente dhe hotelet e pronotuara prej tyre për të kaluar pushimet.

Më tej, ai tregon se shqiptarët e Kosovës prej 15 vitesh zënë vendin e parë dhe përbëjnë mbi 70 për qind të turistëve në Shqipëri. Berisha thekson se ata derdhin çdo vit qindra milionë euro në ekonominë shqiptare.

Shënimi i plotë:

Qendrimi ne Durres i autoriteteve zyrtare ndaj shqiptareve te Kosoves, eshte nje turp kombetar!

Te dashur miq, Autoritetet e Durresit u kujtuan pas 15 vitesh qe te bllokojne per autobuzet qe vijne nga Kosova rrugen Pavaresia, duke ju veshtiresuar shume sistemimin ne apartamentet dhe hotelet e prenotuara per te kaluar pushimet dhe qe jane ne te dy anet e kesaj rruge.

Ky eshte nje akt i papergjegjshem intimidues dhe i turpshem jo vetem i autoriteteve lokale te Durresit por dhe i atyre qendrore.

Shqiptaret nga Kosova, prej ndofta mbi 15 vitesh zene vendin e pare dhe perbejne mbi 70% te turisteve ne Shqiperi. Ata derdhin çdo vit qindra milione euro ne ekonomine shqiptare.

Te bllokosh rrugen dhe t’u veshtiresosh atyre sistemimin ne mjediset e prenotuara, nderkohe qe maa me xhama te zeza kercenon cdo dite jeten e kalimtareve ne ate rruge, deshmon se je pjese e maes.

Duke denuar me ashpersi kete akt te papergjegjshem te zyrtareve qe i ka zhveshur maa nga çdo njerezi dhe pergjegjesi, kam bindje se shqiptaret e Kosoves e kane te qarte se keto qendrime nuk kane asgje te perbashket me ndjenjat vllazerore, respektin e palekundur te qytetareve te Durresit dhe mbare Shqiperise ndaj tyre dhe i bej thirrje qytetareve te Kosoves te mos e ngaterrojne kete! sb

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *