Published On: 27 Maj, 2017

Berisha për listat e PD-së: Nuk kam gisht. I ka bërë Basha!

Pas “furtunës” së reagimeve pas publikimit të listës së Partisë Demokratike për deputetë ka ardhure dhe reagimi i ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të kësaj partie Sali Berisha. Por ai është distancuar nga listat e kandidatëve për deputetë të PD-së. Në një mesazh të publikuar pas pyetjes së një qytetari Berisha thotë se listat janë hartuar nga Lulzim Basha, pasi janë detyrë e tij dhe se ai nuk ka pasur asnjë rol në hartimin e tyre.

“Faleminderit per mesazhin. Me këtë rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD është ekskluzivisht vetëm e kryetarit dhe jo e ish-kryetarit i cili pa asnjë keqardhje ka pasur zero rol ne listën e re. Por unë mendoj se është e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tij. Me urimet e mia me te mira per ju, me respekt Sali Berisha”, – shkruan ish-kryeministri.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...