Published On: 22 Prill, 2017

Berisha kalon lëndimin, nga minuta e parë ndaj Bolognes

Atalanta merr një lajm të mirë para ndeshjes së sotme kundër Bolongnes.

Etrit Berisha pritet ta nisë takimin që do të luhet në Bergamo qysh nga minuta e parë, teksa trajenri Gasperini e ka projektuar si titullar.

Që portieri shqiptar të jetë titullar te Atalanta nuk është ndonjë lajm i ri, por Berisha vjen pas një dëmtimi që e mbajti jasht në ndeshjen e javës së kaluar në transfertë kundër Romës.

Tani duket se “gardiani” kuqezi është rekuperuar plotësisht dhe do të rimarrë vendin e tij në katërkëndëshin e skuadrës bergamaske, e cila ditën e sotme luan një ndeshje të rëndësishme për të arritur objektivin e madh për të marrë pjesë në Ligën e Evropës.

Etrit Berisha është një nga pikat më të forta të kësaj skuadre dhe padyshim që rekuperimi i tij për ndeshjen ndaj Bolonjës ka gëzuar stafin teknik duke parë se portieri shqiptar jep një garanci më shumë për mbrojtjen kur është në fushë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...