Published On: 24 Tetor, 2016

Berisha: Djali i Ramës refuzon të paguajë shërbimin postar, i bën namin punonjëses

Ish kryeministri i vendit Sali Berisha ka postuar në rrjetin e tij social një denoncim të një qytetari i cili pretendon se djali i Edi Ramës, Greg Rama ka refuzuar të paguajë në postë një tarifë prej 300 lekësh dhe i ka uluritur punonjëses.

Në një mesazh të publikuar nga Sali Berisha, qytetari digjital e denoncon këtë rast që ka ndodhur brenda kompanisë postare TNT.

Postimi i plotë:

Rama mbi çdo ligj!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doctor. Uroj te jeni mire, ju lutem mos publikoni nr. Une qe po ju shkruaj jam nje I afert me nje punonjes te kompanise postare TNT. Para 1 jave djali I EDI rames,, priste te merrte nje porosi (pako) nga jashte shteti. Pasi eshte paraqitur tek zyrat e TNT per te marre pakon duhet te bente edhe nje pagese 3000 leke per sherbimin, sipas rregullores. Por ai nuk pranoj te paguante, dhe per pasoje punonjesi I postes nuk ia ka dhene pakon. Pastaj ai ka filluar te bertase dhe kercenoje. Dhe fill pas kesaj t nesermen Kane zbarkuar tek zyrat e TNT 3+4 inspector te hetimit financiar. Kane 3 dite qe jane aty dhe do rrine edhe 2dite te tjera dhe po ju bejne terror financiar gjate gjithe kohes. Here pas here perserisin se cpatet pse nuk ia dhate pa leke sherbimin djalit te kryeministrit. Pakoja eshte akoma tek TNT…….ju lutem ju kerkoj ndjes por mos publikoni emrin dhe nr sepse me heqin motren nga puna. Respekt.”

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...