Published On: 26 Tetor, 2016

Berat: E tallnin se ishte nga fshati, vetëvritet 17-vjeçari

Një rast tronditës u shënua në qytetin e Beratit, kur një adoleshent i dha fund jetës pasi nuk i duronte talljet nga shokët e tij të klasës.

Bulizimi mori një tjetër jetë në Shqipëri, ndërkohë që për këtë çështje flitet shumë pak.

Sipas gazetës Panorama, P.Xhaferaj, 17 vjeç, nuk i duronte dot talljet e shokëve, të cilët e quanin “fshatar”.

Viktima kishte dy vite që kishte ardhur në qytet për të studiuar në shkollën profesionale, pasi në fshatin e tij nuk kishte shkollë të mesme.

Çdo ditë, adoleshenti udhëtonte nga fshati Tomorr në drejtim të qytetit.

Por shokët e mbanin larg tyre, pasi e konsideronin “fshatar”.

Diçka e tillë kishte shkaktuar një traumë emocionale tek 17-vjeçari, që i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

Policia ka marrë në pyetje disa nga nxënësit, që kanë konfirmuar se ditët e fundit ai ishte në gjendje të rënduar emocionale.

Nxënësit pranuan se ai ishte subjekt tallje.

Megjithatë policia nuk përjashton edhe pista të tjera hetimi.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...