Published On: 10 Gusht, 2017

Beqiri priti në takim Qibrije Hoxhen dhe Jakup Gërgurin

Sot në vazhdën e takimeve që po mbahen me përfaqësuesit e degëve të diasporës dhe degët tjera, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri priti në takim kryetaren e Degës së LDK-së në Suedi znj. Qibrije Hoxha dhe kryetarin e nëndegës Nordrein Wesffalen në Gjermani, z. Jakup Gërguri.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga diaspora u informuan për përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, poashtu është shtruar nevoja që degët tona në diasporë të jenë më aktive në njoftimin e bashkatdhetarëve tanë për mëyrën e regjistrimit në mënyrë që ata të kenë mundësi të votojnë në këto zgjedhje lokale, duke pasur parasysh përmbushjen e afateve kohore nga KQZ-ja. Nga znj. Hoxha dhe z. Gërguri u shpreh gatishmëria e sa më shumë bashkatdhetarëve tanë të informohen për këtë proces zgjedhor dhe që sa më shumë të votojnë nga diaspora për LDK-në duke pasur parasysh faktin se është një numër i madh i bashkatdhetarëve që njëkohësisht janë edhe antarë të LDK-së.

Beqiri i informoi mysafirët për zhvillimet e fundit dhe qëndrimet e LDK-së, po ashtu falenderoi të gjithë aktivistët e LDK-së në diasporë të cilët po japin kontribut për LDK-në dhe vendin.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...