Published On: 17 Maj, 2017

Benzema: Mbappe është si ylli i Barcelonës

  • Benzema e ka krahasuar Mbappen me Neymarin

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, nuk ka hezituar ta pranojë se sulmuesi i Barcelonës, Neymar, është një ndër lojtarët më premtues në futboll.

Francezi tani e ka krahasuar me Neymarin, të riun e Monacos, Kylian Mbappe, i cili kaloi një sezon fantastik me ekipin francez.

“Ajo që ka bërë Mbappe në Ligue 1 dhe Champions League është e pabesueshme. Lojtari i fundit që dukej aq i çmuar në atë moshë ka qenë Neymar”, tha fillimisht Benzema për L’Equipe.

“Ai është një fenomen për moshën që ka por duhet të vazhdojë me këtë ritëm, duhet të punojë edhe më shumë”, shtoi francezi.

Talenti 18 vjeçar ka bërë 42 paraqitje për Monacon në gjitha garat këtë edicion, i cili ka shënuar 25 gola.

Ai po kërkohet nga shumë klube evropiane. Bayern Munich, Manchester City, Barcelona, Manchester United e Real Madridi,  janë disa nga to që po çmenden për 18 vjeçarin. /Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...