Published On: 3 Gusht, 2017

Bëjnë seks me dritare hapur, acarohen fqinjët

  • Klientët në një hotel në Manhattan është kthyer në problem për banorët e zonës. Sipas fqinjëve, çiftet bëjnë seks me dritaret e dhomës të hapura, duke dhënë shfaqje për njerëzit që jetojnë në godinën përballë.

Ky fenomen duket se ndodh në çdo orë të ditës dhe denoncuesit shprehen se ka raste që dëgjojnë edhe zhurmat që çiftet bëjnë gjatë seksit.

Hoteli prej xhami ndodhet përballë një ndërtese publike dhe njerëzit që jetojnë aty, kërkojnë të merren masa ndaj kësaj pamje të shëmtuar.

Në mesin e tyre është edhe gjyshja 68-vjeçare Leonor Fernandez, e cila tha për The New York Post se i duhet të mbyllë dritaret sa herë që nipërit shkojnë në shtëpinë e saj për vizitë.

Vajza e Fernandez tha se shpesh është zgjuar nga gjumi prej zhurmës që dëgjohet më shumë gjatë natës, përcjell GSh.

“Nëna ime është shumë e shqetësuar. Madje ajo nuk arrin që të flejë dhe ka probleme me zemrën”, thotë vajza e të moshuarës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...