Published On: 25 Gusht, 2017

Behgjet Pacolli, kandidat i mundshëm i AKR-së për kryetar të Prishtinës

Tanimë, dihen të gjithë kandidatët e partive politike për kryetar të Prishtinës, përveç kandidatit të Aleancës Kosova e Re.

Në partinë e Behgjet Pacollit ende nuk ka vendim të prerë se kush do të jetë kandidat nga kjo parti për kryetar të Prishtinës.

‘Indeksonline’, merr vesh se kandidat i mundshëm është vet kreu i këtij subjekti, Behgjet Pacolli.

Tri ditë më parë partitë kanë dërguar propozimet e tyre në KQZ për kryetar të komunave.

Në Aleancës Kosova e Re, zyrtarisht nuk duan të zbulojnë emrin e kandidatit për Prishtinë.

Merret vesh se në KQZ është dërguar emri i sekretarit Vesel Makolli për kryetar të Prishtinës, por AKR, sipas burimeve mund ta zëvendësoj emrin e Makollit me Behgjet Pacollin.

‘Indeksonline’, ka provuar të marrë një qëndrim nga vet Pacolli për këtë çështje, por ai nuk është përgjigjur në interesimin e mediumit.

Në anën tjetër, një zyrtar i lartë i AKR-së, ka thënë në kushte anonimitet se Pacollit i është kërkuar nga AKR qe t’i hyjë garës për kryetar të Prishtinës, por ende nuk është vendosur përfundimisht.

Partitë, kanë kohë sonte deri në mesnate qe të ndryshojnë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave./Indeksonline/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...