Published On: 10 Nëntor, 2016

Behgjet Pacolli e imagjinon vetën sikur Trumpi president

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas zgjedhjes së Trump në krye të SHBA-ve.

Ai në një postim në Facebook ka theksuar se sikur edhe në Kosovë të kishte zgjedhje presidenciale, ai pa dyshim se do të fitonte, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Zgjedhja e Trumpit President i ShBA.

– Bota perendimore sot i preferon profilin e biznesmenit per te udhehequr shtetin

– Trump do të jetë njëri ndër presidentët më të mirë të historisë së SHBA sepse profili i politikanit biznesmen eshte profil praktik, qe kerkon vetem rezultate pozitive.

– Trump do të frenojë edhe rritjen e fuqisë dhe ndikimit politik të Rusisë.- Unë e njoh Donald Trump që nga viti 1997.

– Qasja e SHBA ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë me ardhjen e Trump në krye, përkundrazi Kosova vetëm do të ketë përfitime dhe mbështetje më të madhe.

– Kam marrë shumë përgëzime nga kolegët tanë nëpër botë për zgjedhjen e Trumpit.

– A e dini pse nuk po lejohen zgjedhjet presidenciale në Kosovë? Sepse unë i fitoj zgjedhjet bindshëm.

– Kosova ka nevojë për 2 gjëra,
PËR SHTET LIGJOR DHE ZHVILLIM EKONOMIK DHE PUNËSIM. UNË DO TË FOKUSOHEM NË NDËRTIMIN E SHTETIT LIGJOR. NJË SHTET I FORTË LIGJOR DO TI FUSTE NË BURG ATA 20 NJERËZIT PËRGJEGJËS të shkatërrimit të ekonomisë dhe perspektivës së Kosovës.

– Zhvillimi ekonomik i vendit është pjesa ime që e njoh më së miri. Unë e kam planin konkret që sjell rritje ekonomike 10 për qind dhe hapë 80 mijë vende pune cdo vit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...