Published On: 28 Prill, 2017

Befasuese, Mimoza Kusari, e humb betejën për Fadil Hoxhën

Komuna e Gjakovës kishte hapur konkurs për ndërtimin e përmendores së ish-liderit komunist, Fadil Hoxha, ndërsa kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari, kishte konfirmuar se shtatorja të ndërtohej.

Ndërtimi i përmendores së ish-liderit komunist të Kosovës ngjalli reagime të shumta për shkak figurës së tij në histori, megjithatë, Kusari deklaroi se kjo përmendore do të ndërtohej në Gjakovë, duke thënë se përbën vlera historike.

Por, siç bën të ditur, Artan Nimani, asamblisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, asambleja Komunale e Gjakovës ka hedhur poshtë vendimin për ndërtimin e shtatores.

Ky është shkrimi i asamblistit:

Përfundimisht Gjakova voton kunder shtatores se Shokut Fadil Hoxha

Sot këshilltaret e KK të Gjakovës mbeshteten propozimin tim dhe e revokuam vendimin e mëhershem….

Gjakova i bashkohet botese që Komunizmin e vlerson si regjim kriminal

Urime Gjakovë Europiane!

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...