Debate Lajmi Levizes

BE-ja do të pranojë çdo qeveri që siguron shumicën në Kuvend

  • Në Bashkimin Evropian diplomatët që merren me Ballkanin Perëndimor thonë se me vëmendje dhe me “shumë kureshtje” po i ndjekin zhvillimet politike në Kosovë, por pa anuar dhe pa pasur preferencë për subjektet politike që mund ta formojnë Qeverinë.

Disa bashkëbisedues me të cilët këto ditë ka biseduar “Koha Ditore”, përfshirë edhe diplomatë të vendeve anëtare e edhe zyrtarë të institucioneve të BE-së, pranojnë se “nuk kanë ide” se çfarë do të ndodhë, kush do ta formojë në fund Qeverinë, por duket qartë se kësaj radhe, krahasuar me vitin 2014, ka shumë më pak interes nga BE-ja që të përfshihet në procesin e ndërtimit të shumicës parlamentare.

Zyrtarisht të gjithë thonë se “nuk është punë e BE-së, por e kosovarëve që ta formojnë Qeverinë”, por privatisht e pranojnë se për BE-në më e rëndësishme është se si do të veprojë Qeveria e ardhshme sesa kush do ta formojë atë.

Duke i quajtur të gjitha opsionet si “hipotetike”, në BE thonë se në fund do të pranojnë cilëndo qeveri të Kosovës që e siguron shumicën e votave në Kuvend dhe përsërisin atë që kishin thënë në rastin e Maqedonisë se, sipas rregullave dhe parimeve të demokracisë, “shumica në Kuvend është ajo që përcakton Qeverinë, i pëlqeu dikujt apo jo”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *