Published On: 28 Prill, 2017

BE-ja dënon dhunën në Maqedoni, mirëpret zgjedhjen e Xhaferit kryetar Kuvendi

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini e ka dënuar dhunën në Parlamentin e Maqedonisë duke vlerësuar pozitivisht zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit.

Ne deklaratën e lëshuar thuhet:

”Dënoj fuqishëm sulmin e sotëm që po vazhdon mbi anëtarët e Parlamentit në Shkup. Aktet e dhunës në Parlament janë plotësisht të papranueshme dhe bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje. Ministria e Brendshme dhe policia duhet të garantojnë sigurinë në Parlament dhe për anëtarët e tij.

Demokracia duhet të zbatohet. Vlerësojmë pozitivisht zgjedhjen e Talat Xhaferrit si kryetar të Parlamentit, sic është njoftuar.

Bashkimi Evropian është i bindur se dialogu politik në institucione është e vetmja rrugë përpara dhe iu bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të respektojnë Kushtetutën e vendit dhe të veprojnë në frymën e parimeve demokratike, mirësjelljes.

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë është vend kandidat dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm që të punojë me Parlamentin në reformat e nevojshme për të shtyrë vendin përpara në rrugën e tij evropiane”, shkruan Alsat.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...