Published On: 29 Maj, 2017

Bayern kërkon yllin e Chelseat (Foto)

  • Bayern Munich ka hyrë në garë për mesfushorin brazilian, Willian

Braziliani Willian nuk është i lumtur në Chelsea, pasi ka humbur vendin e titullarit me Pedron, i cili pëlqehet më shumë nga trajneri Antonio Conte.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij, në mesin e të cilave edhe Bayern Munich, shkruan Abendzeitung.

Carlo Ancelotti beson se sulmi duhet forcuar dhe është i bindur se Willian do t’i përshtatej shumë mirë ekipit të tij.

Por, problem mund të jetë çmimi i lartë i lojtarit, i cili skuadrës gjermane mund t’i kushtonte 50 milionë euro.

Në rast se realizohet ky transferim, atëherë Willian do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të Bayernit. /Express/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...