Published On: 22 Tetor, 2016

Batuta e Ramës: Ore si jeni me hashashin në fshatin tuaj?

Kryeministri ndodhet paraditen e sotme në një takim me fermërët në Këlcyrë.

Në momentin kur një fshatar po trajtonte problemet e tij në fshatin Podgoran Rama e la të fliste dhe pasi mbaroi kur do i kthente përgjigje i tha : Ore si jeni me hashashin në fshatin tuaj?
(Qeshin)

Fermeri: Ahh z. Kryeministër, këtu më kape mat me një lëvizje. Unë jam i moshuar, invalid dhe nuk kam mundësi për të bredhur nëpër pyje për të parë hashashin, nuk di. Këtu dorëzohem, i ngre të dyja duart përpjetë. Pyet më mirë të rinjtë, unë vetëm ç’shoh me sy në televizor.

Rama: More në televizor i shoh dhe unë, po ti ke parë gjë?

Fermeri: Unë vetë jo, (i ngre të dyja duart përpjetë). Më zure mat me një lëvizje.

Rama: Jo mo, s’desha unë të të zë mat, thashë si je se m’u duke dhe në formë shumë, e thashë mos e ke nga aroma, se kështu thonë, mos të ka ardhur dhe ty aroma.

Përtej shakasë ka dhe një arsye tjetër pse e bëra pyetjen.

Sepse ndërkohë që ne shikojmë dhe e shikojmë jo thjesht me sy por në paratë që bën shteti, rritjen shumë të ndjeshme të prodhimeve bujqësore.

Duke parë në tv dhe unë vetëm po mirë po këto prodhime bujqësore që shkojnë për eksport ku bëhen? Ku?

Nëse kudo këtu qenka kudo siç thonë këta maluketërit ku bëhen këto tjerat?

Se ik fshat më fshat tako njerëz më thonë : Këtu kemi baçet, këtu kemi vreshtat, atje kemi domatet, këtu na duhen mollet.

Prit të dëgjoj se mos duan ndonjë mbështetje për këtë tjetrën, s’ka. Nuk them që s’ka nga ajo tjetra, po si i bëhet kësaj pune, këtij halli që na ka rënë të tërëve.

Fshatari: Unë nuk di, jam i moshuar, pyet moshën e re. Unë shoh atë që bëhet në televizor./ORA

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...