Published On: 22 Gusht, 2017

Baton, rri para kijeve, atje ku je, se nuk e ka kush ndërmendë në Maqedoni me ta rrasë!…

Timi Shkupi

Dyftyrsia e Vuqiçit nuk ka fund. I vërsulet KM të një shteti sovran, siç është Maqedonia, me mediat dhe portalet proqeveritare dhe pinjolli i Millosheviçit, Daqiq, nuk ka as guximin ta kap celularin me homologun e tij.. Ku mbetet në këtë incident diplomatik projekti i Vuqiçit për ta mbyllur kapitullin me Kosovën? Sa ishte i sinqertë Vuqiçi, tregon e kaluara e tij dhe përkrahësit e tij në media, Protiç dhe Lazanski! Apo ia ka pi sorra mend Vuqiçit, duke bë politikë për përfitime në BE, për ta mbyllur kapitullin me Kosovën, ka ra viktimë e Protiçit dhe Lazanskit, që të hap një kapitull të ri me Maqedoninë, ku cak në këto sulme e ka Zaevin dhe orinetimin e tij properëndimor BE dhe NATO! Sidoqoftë, edhe shkrimi editorial i Baton Haxhiut, ku sulmon Zaevin dhe e futë me një thesë me Ahmetin, është në këtë funksion, por ky e përdorë ligjin e gjuhës shqipe si shkas për ta sulmuar Zaevin dhe parimet e social-demokracisë Evropiane, kur dihet se frenimin e këtij ligji e kanë partitë shqiptare në dorë, që ende disa bashkëpunojnë me VMRO-në dhe shërbimet e dreçit në Maqedoni për të krijuar destabilizim të qeverisë dhe ndihmuar huliganët e Gruevskit! Baton, rri para kijeve, atje ku je, se nuk e ka kush ndërmendë në Maqedoni me ta Rrasë!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...