Published On: 27 Tetor, 2016

Baton njerëzit si ti e dogjën Xhordano Brunon (por bota vazhdon të sillet), Kosova të humb territor

REAGIM NDAJ DEKLARATËS SË GAZETARIT BATON HAXHIU NE LIDHJE ME AKTIVITETET E TONA PROFESIONALE LIDHUR ME DEMARKACIONIN E KUFIRIT KOSOVE – MALI I ZI

Duke mos dashur të lëshohemi në deklaratë të gazetarëve dhe mendimet e tyre ne lidhje me demarkacionin e kufirit Kosovë – Mali i Zi si e drejt kushtetuese e çdo qytetari të Kosovës, bëjmë reagim ndaj personalizimit të kësaj çështje të gazetarit Baton Haxhiu në emisionin Komitet, se dy persona (Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi) janë mëkataret me te mëdhenj të Kosovës.
I nderuari Baton, se pari nuk jemi vetëm dy “mëkatar”, por një numër i madh profesionistësh që ofrojnë argumente të pmohueshme shkencore për versionin aktual të demarkacionit si: Profesor Dr. Zejnulla Gruda, Profesor Dr. Enver Hasani, Profesor Dr. Martin Berisha, Profesor Dr. Hajredin Kuqi, Profesor Dr. Riza Smaka, Profesor Msc. Vigan Qorolli, Profesor Dr. Zymer Neziri, Profesor Dr. Hakif Bajrami, Profesor Dr. Muhamet Sadiku, Avdi Gjonbalaj, Profesor Dr. Muharrem Carabregu, Profesor Dr. Perparim Ahmeti, Profesor Dr. Bashkim Idrizi, Shoqata e gjeodetëve të Kosovës e shume profesionist, banorë e njohës të zonës në fjale pa dashur me i anashkaluar asnjë nga ta. Kjo do të duhet të shqetësonte sa do pak, e jo vetëm dy individ të cilët në ketë çështje nuk janë kyçur për kauze politike te askujt.

I nderuari Baton shkenca bazohet në fakte, pa marr parasysh se ato fakte a i shkojnë përshtati qeverive ne raste te caktuara. Faktet prezantohen ashtu siç janë, ndërsa e të tjerëve është të konstatojnë vërtetësinë e tyre dhe zbatimin në procese tjera, sidomos politike. Shkenca dhe shkencëtaret nuk kanë të drejt morale e as intelektuale që askujt t’iu imponojnë faktet shkencore për zgjedhjen e problemeve të caktuara, ata e kanë për obligim vetëm t’ua prezantojnë ato, këtë e kemi bërë ne, ndërsa strukturave vendimmarrëse u mbetet te vendosin a ti zbatojnë apo jo.
1. A jemi ne fajtorë që sot ka shumë fakte të cilat vërtetojnë se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi ishte diku tjetër e jo aty ku thotë Komisioni shtetëror.
2. A jemi ne fajtorë që strukturat profesionale dhe institucionet e akredituara nga kuvendi i KSA të Kosovës për gjeodezi dhe kadastër ka prodhuar fakte që tregojnë se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi ishte diku tjetër e jo aty ku thotë Komisioni shtetëror.
3. A jemi ne fajtorë që strukturat politike dhe institucionale para 31.12.1988 kanë prodhuar fakte dhe kanë menaxhuar me zonën në fjalë, e që vërtetojnë se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi ishte diku tjetër e jo aty ku thotë Komisioni shtetëror.
4. A jemi ne fajtorë që të dhënat statistikore të dy vendeve nuk përputhen me realitetin territorial në terren, ka mospërputhje në korrelacion me të dhënat e gjetura dhe prezantuara nga ne.
5. A jemi ne fajtorë që hartat më të sakta të vendeve mike perëndimore të punuara para vitit 1999 vërtetojnë se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi ishte diku tjetër e jo aty ku thotë komisioni shtetëror.
6. A jemi ne fajtorë që shumë nga planet hapësinore të Kosovës dhe planet zhvillimore komunale të menaxhuara nga strukturat politike dhe profesionale para 31.12.1988 vërtetojnë se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi ishte diku tjetër e jo aty ku thotë Komisioni shtetëror.
7. A jemi ne fajtorë që strukturat aktuale qeverisëse politike që përbejnë shumicën si koalicion në parlament nuk mund ta ratifikojnë këtë marrëveshje.
8. A jemi ne fajtorë që këto fakte shkencore ekzistojnë dhe si të tilla nuk i kemi fshehur.
9. Në jemi te hapur dhe i ofrojmë te gjitha faktet siç i kemi ofruar gjer më tani çdo institucioni verifikues që përmes metodave të tyre më të avancuara të bëjnë vërtetimin e saktësisë dhe origjinalitetit të tyre.
Duke e ditur se si është e vërteta dhe duke ditur se në proces janë bërë gabime fillestare si profesionale ashtu edhe politike e që i kanë shkaktuar dëme të pariparueshme procesit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë, ne jemi përqendruar vetëm në komentimin e fakteve shkencore profesionale dhe jo në ato politike. Për këtë arsye edhe kemi deklaruar se për ne në aspektin politik nuk është më rendësi cila vij ratifikohet (ne e pranojmë versionin që e ratifikon parlamenti i Kosovës), për ne me rëndësi është me tregu cila vijë e delimitimit ka qenë në periudhën 1945/1988, si është abuzuar me të dhe cilat janë faktet e vërteta, origjinale dhe të sakta. Nuk ka të drejte askush që në mënyrë selektive të na ndajë ne dy dhe pastaj të tentojë të na linçojë përmes thirrjeve/shpalljeve nëper media se kinse ne qenkemi “mëkatarë” vetëm pse kemi prezantuar të dhëna shkencore të vërtetuara me fakte, kështu me këtë logjikë e kanë djegur në zjarr edhe Gjordanon Brunon ne Romë, ne nuk jemi as heronj as mëkatar, jemi thjeshtë profesionistë që kemi publikuar të dhëna të bazuara në fakte dhe nuk jemi të vetmit. Ne kemi vendosur mos të humbim kohë me komentuesit e tjerë për shkak të mos uljes së nivelit shkencorë në diskutim te përgjithshëm, duke ditur se parlamenti është sovrani dhe ata mund të bëjnë çka të donë më marrëveshje, nuk është në fuqinë tonë politike të bëjmë zgjidhje.
Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...