Published On: 26 Gusht, 2017

Bashkësia, Komuna dhe Qyteti është bërthama e Shtetit!

Timi Shkupi

(Partinë Socialiste do ta formojmë në momentin e parë kur të zgjighet algoridhmi i yjeve dhe planeteve tona, por për momentin lexonie me kujdes këtë shkrim)

Si DSHM dhe si socialistë nuk jemi me asnjë parti. Gjithnjë kemi shkruar se jemi të hapur për bashkëpunim me të gjtha partitë e ventilatorit, por me theks të veçantë me partitë me germa latine, ku kemi ofruar modelin Belg të funksionimit të shtetit për arsyet që i kemi shpjeguar me fakte dhe prova.

Që të rregullohen punët një herë e mirë në Maqedoni, gjithnjë kemi përsëritur të refuzohen zgjedhjet parlamentare, të mos legjitimohet asnjë qeveri nga votuesit shqiptarë, deri sa të qartësohet puna në anën tjetër, pra, në taborrin e LSDM-së dhe VMRO-së, e duan shtetin apo jo, e duan rendin dhe ligjin apo jo, e duan shtetin e barabartë për të gjithë apo jo? Pasi partitë dhe liderët e partive me germa latine, për shkaqe të luftës brenda llojit për kulltuke qervishi, nuk e kanë sjellur ende për muri me prova dhe fakte të prononcohet asnjë qeveri e Maqedonisë, qoftë LSDM apo VMRO?

Aktualisht LSDM sot dhe dje VMRO demonstrojnë se janë pronarë të shtetit dhe sistemit. Ata këtë pozicion të pronësisë e kanë kidnapuar pa të drejtë me shpërberjen e Jugosllavisë, duke shfrytëzuar proceset politike të tranzicionit dhe rrethanat tjera lokale, rajonale dhe globale. Ata për 27 vjetë rresht kanë dështuar të tregojnë se mbi supet e tyre kanë përgjegjësinë e shumicës, ku në mënyrë perfide kanë demonstruar rolin e viktimës dhe pakicës, ku qytetarët shqiptarë e kanë pësuar më së keqi, duke qenë pjesë e rasteve të montuara, kidnapimeve, burgosjeve, vrasjeve dhe deri tek dëmtimi i pronave të biznesit shqiptar për një pseudo-lajm në mediat gebelsiane maqedonase!

Pra, provat janë këtu, shihen qartë se deri më sot qeveritë LSDM dhe VMRO, kanë treguar se nuk e duan shtetin si një kontratë të përbashkët për të gjithë për të ecur përpara, por thjeshtë e duan për të blerë kohë dhe për të vjedhur sa më shumë xhepat e qytetarëve, por edhe investimet dhe ndihmat e sponzoruesve të Maqedonisë.

Në këto synime të errëta, s’do mend se deri më sot qeveritë LSDM dhe VMRO, kanë lejuar të lulzojë korrupcioni, krimi i organizuar dhe kanë krijuar enkalava krimi, banditë, spiun në mjediset shqiptare që të degjenerojnë organizimin partiak të shqiptarëve të Maqedonisë.

Pas ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit 2017 në Parlament dhe krijimi i qeverisë reformatore të Zaevit, disi si qytetarë jemi me shpresa se shteti është në rrugë të mbarë, por ka indikacione në disa mjedise të vazhdohet me avazin e vjetër, ku grupe joformale, analfabetë, njerëz të krimit, në disa komuna rurale, të getoizuara të shqiptarëve, po mendojnë se janë vetë shteti dhe ligji, duke demonstruar forcën e krimit, sidomos pas disa emërimeve joadekuate në qeverinë e Zaevit.

Prova më e madhe për qeverinë e Zaevit janë zgjedhjet lokale. Në këto zgjedhje shqiptarët janë të dezorientuar, të hutuar dhe janë para një mashtrimi të madh. Koalicionet janë të shëndetshme, por koalicionet parimore, transparente, pa agjenda të huaja dhe pa u mbështetur në grupet e krimit, që kontrollohen nga struktura kriminele të regjimit të shkuar apo të atyre që vetëm kanë ndërruar anë!

Ne si DSHM dhe socialistë i ftojmë qytetarët shqiptarë të angazhohen maksimalisht në zgjedhjet lokale, pasi jemi në sovranitetin tonë dhe duhet të kemi fjalën e fundit se cilët kandidatë do të mbrojnë interesin e qytetarëve të komunave dhe jo qervishin e partive dhe koalicionet e tyre joparimore.

Bashkësia, Komuna, Qyteti janë të qytetarëve dhe nuk janë pronë e kalkulimeve të partive. Ka qenë si ka qenë, le të jetë e shkuar, por sot rrethanat kanë ndryshuar dhe duhet të votojmë kandidatët që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe jo agjendat e huaja apo vizionet e kryetarëve të katundeve.

Nisur nga kjo, ne si DSHM dhe socialistë, do të mbledhim informacione të duhura, do të analizojmë veç e veç secilën informatë, do të vlersojmë secilën kandidaturë dhe në fund do të marrim qendrim për t’i ftuar qytetarët për të votuar kandidaturën që mendojmë se do të mbrojë interesin e qytetarëve të komunës dhe jo interesin e qervishit të kryetarëve të katundeve.

Duhet të vdes praktika kur kryetari i Komunës ka marrë urdhëra nga kryetari i partive me seli nëpër katunde dhe podrume!

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...