Bota

Bashkëpunëtori i Papës ka bërë orgji homoseksuale

Një javë më parë, gazeta italiane Il Fatto Quotidiano, e boti një lajm shkues për orgjitë homoseksuale të udhëheqësve të Vatikanit të cilat i kishte ndaluar policia.

Orgjitë zhvilloheshin në apartamentin që është në pronësi të Kongregacionit për Doktrinën e Besimit, e cila mes tjerash është përgjegjëse për rastet e pedofilisë mes priftërinjve.

Ky apartament shfrytëzohej nga sekretari i kardinalit Francesco Coccopalmeri, udhëheqësit të këshillit papnor për shkrimet zakonore.

Francesco Coccopalmeri

Sekretari, emri i të cilit nuk është bërë publik, ishte mbidozuar gjatë njërës prej orgjive dhe pasi ishte dërguar në spital mjekët kishin arritur t’ia shpëtonin jetën. Aktualisht ai është duke u “rimëkëmbur shpirtërisht” dhe po pret gjykimin.

Fqinjët ishin bërë dyshues për sjelljen e çoroditur të njerëzve që hynin dhe dilnin nga apartamenti.

Kur intervenoi policia, ajo gjeti drogë dhe një grup të njerëzve që po kryenin marrëdhënie seksuale.

Prifti u arrestua dhe u mor në pyetje.

Papa Françesku është mllefosur shumë me këtë lajm dhe ka mundësi që ta nxisë Coccopalmerio të pensionohet para kohe.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *