Shqipëria

Basha: PD humbi se votat u blenë me paratë e drogës

Lulzim Basha me demokratët e Patosit, Roskovecit, Fierit, Mallakastrës dhe Lushnjes në një analizë mbi zgjedhjet, dhe rrugët për ringritjen e arritjen e demokratëve në fitore

Lulzim Basha bashkëbisedoi me demokratë të Patosit, Roskovecit, Fierit, Mallakastrës dhe Lushnjes mbi zgjedhjet, rezultatin, çfarë nuk shkoi si duhet dhe rrugët për ringritjen e arritjen e demokratëve në fitore.

Basha tha se 25 qershori nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por është një deformim, i prodhuar nga blerja e votës me paratë e drogës dhe korrupsionit, nga presioni i administratës dhe përfshirja e banditëve në zgjedhje.

Do të ndërtojmë një raport të ri, me anëtarin e partisë dhe me qytetarët, u shpreh Basha.

“25 Qershori ishte vdekja klinike e demokracisë. Nuk ishte një proces zgjedhor por ishte me të vërtetë një proces i manipuluar nga A-ja te ZH-ja. Nisja e fushatës elektorale për formacionin tonë politik, në fakt ishte fundi i fushatës elektorale për kundërshtarët tanë. Një javë para se demokratët të ishin në terren në një fushatë qytetare, demokratike, europiane, duke shpalosur platformë, një plan për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, alternativë për të gjithë kategoritë e njerëzve që vuajnë këtë krizë ekonomike; kundërshtari kishte mbyllur punën. Jo me plan, as me platformë, as me alternativë, por ashtu siç di të mbyllë punë; Me pagesa të majme duke nisur nga votuesit e vet, ata që nuk i ka sistemuar dot me favore e me punë në administratë, duke vazhduar me mbledhjen e kartave të identitetit tek ata që dyshohen si mbështetës të opozitës, me përdorimin në masë të administratës së shtetit dhe favoreve, me përdorimin e parave të derdhura lumë nga trafiku i drogës, me kërcënime jo vetëm të votuesve demokratë por edhe të familjarëve të tyre, më të gjitha format dhe mënyrat për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve”, tha Basha.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *