Published On: 30 Maj, 2017

Basha ndryshon listën në momentin e fundit, vendos Preç Zogajn në vend të sigurt në Lezhë

Kryetari demokrat Lulzim Basha ka ndryshuar renditjen e kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës. Ai ka ngritur z. Preç Zogaj në vendin e 4-t nga i 5-ti ku ishte deri dje.

Vetë Zogaj në një prononcim për mediat të dielën e paralajmëroi këtë duke thënë “emri i tij 5 në Lezhë është një lapsus”.

Kështu, Zogaj renditet pas Bumçit, Metaliajt dhe Frrokajt. Vendi i 4 në Lezhë është një pozicion i sigurt për publiçistin e njohur.

Kujtojmë se 4 vite më parë PD ka marrë 4 deputetë në Lezhë (Aldo Bumçi, Albina Deda, Gjovalin Kadeli, Vasil Bici që u dorëhoq dhe në vend të tij hyri Mëhill Fufi). I ndjeri Kadeli në muaj e parë të mandatit (në 2013) kaloi me LSI.

Kështu me vendosjen e Preç Zogajt i 4-ti për zgjedhjet e 25 qershorit 2017, PD synon të marrë 4 deputetë në këtë zonë.

Lista zyrtare e qarkut Lezhe

1. Aldo Tonin Bumci
2. Lindita Ilir Metaliaj
3. Andon Mati Frrokaj
4. Preç Gjon Zogaj
5. Martin Ded Biba
6. Luigj Mark Gjergji
7. Enkelejda Mark Rica

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...