Published On: 13 Nëntor, 2016

Basha: Kryeministri u gëzohet milionave të drogës, po zhvat vendin

Nga Patosi ku zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të PD-së, Lulzim Basha akuzoi sërish Ramën, pasi sipas tij qeveria ekziston vetëm për të zhvatur pasurinë e vendit dhe kryeministri për të pasur sa më shumë pushtet.

Basha tha gjithashtu se beteja që PD ka përballë është përmbysja e një sistemi, e një klike të korruptuar dhe të inkriminuar e cila ka në lojë miliardat e buxhetit dhe miliardat e krimit.

“Ne jemi sot në një vend ku qeveria ekziston vetëm për të zhvatur pasurinë e vendit, ku Kryeministri ekziston vetëm për t’u pasuruar dhe për të pasur sa më shumë pushtet. Për këtë arsye buxheti i shtetit masakrohet me tendera, koncesione, privatizime, shpenzime të cilat nuk shkojnë në mirëqënien e qytetarëve. Aleanca me krimin ka bërë të mundur që Kryeministri ti gëzohet qindra miliona eurove, dollarëve, lekëve të drogës. Beteja që kemi përballë është përmbysja e një sistemi, e një klike të korruptuar dhe të inkriminuar e cila ka në lojë miliardat e buxhetit dhe miliardat e krimit, dhe do ti mbrojë ato me çdo kusht e me çdo çmim.

Përballë një klike që numëron me gishtat e dorës përfituesit nga buxheti i shqiptarëve, përfituesit nga mbulimi i Shqipërisë me drogë, sot nuk janë vetëm demokratët, sot nuk janë vetëm të djathtët, sot përreth opozitës është bashkuar shpresa dhe besimi për një të nesërme më të mirë i shumicës dërrmuese të shqiptarëve.”

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...