Published On: 5 Korrik, 2017

Basha hidhet në sulm: PS, LSI, PDIU blenë votat. Bandat vepruan me mbështetje shtetërore

Kryetari i ngrirë i PD-së Lulzim Basha i rikthehet ofensivës ndaj qeverisë. Edhe pse gjatë ditës së zgjedhjeve, PD nuk pati asnjë ankesë për procesin, tashmë Lulzim Basha deklaron se votat janë blerë, madje kanë vepruar edhe disa banda në vend. Duket se qeveria teknike që vetë ai kërkoi me ngulm dhe ministrat teknik që pati në qeverinë Rama, nuk e ndihmuan PD që ti cilësonte zgjedhjet të ndershme.

Basha gjatë takimit me delegacionin e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, kryesuar nga Ambasadori Peter Teljer ka deklaruar se “problemi i blerjes masive të votave u shtri në të gjithë vendin me përmasa masive dhe organizim sistematik në zona urbane dhe rurale, shoqëruar nga mbledhja e kartave të identitetit”.

Sipas zyrës së shtypit në PD, Basha më tej ka thënë: “Përveç angazhimit në shitblerje votash të strukturave partiake të PS dhe partive të tjera qeveritare (LSI dhe LDIU) u aktivizuan po ashtu bandat kriminale që vepronin pa asnjë pengesë dhe në disa raste me ndihmën e strukturave shtetërore, si dhe vetë strukturat shtetërore.

Në ndihmë të tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve u përdor edhe shumëfishimi i listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votës, punësimet masive në administratë dhe ente publike etj. Një rol të veçantë në shtrirjen masive të shitblerjes së votave ka luajtur paraja e përfituar nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike nga bandat kriminale me lidhje dhe mbështetje qeveritare”, vuri në pah z.Basha.

Kreu i PD i cilësoi zgjedhjet e 25 qershorit një triumf të paligjshmërisë. Vetëm Partia Demokratike konkurroi me një program, dhe nuk u përlye në shitblerje votash dhe angazhim bandash kriminale.

Spaho dhe Bylykbashi të pranishëm në takim sollën shembuj konkretë të konstatimit dhe të hapave ligjorë që kishin ndërmarrë në Elbasan dhe në Durrës në rastet e kapura të blerjes së votës, hapa që nuk sollën asnjë rezultat, pasi në rastin e parë policia nuk ndërmori asnjë veprim dhe në rastin e dytë, banditët e detyruan të tërhiqej qytetarin që ishte gati të dëshmonte.

Këto nuk ishin zgjedhje demokratike, tha Lulzim Basha, por prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

Basha theksoi se një qendrim realist mbi problemet e rënda në këtë proces, në veçanti nga ana e OSBE-ODIHR, do të ndihmonte Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga ky stad i avancuar i zëvendësimit të demokracisë me një regjim që për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve, mbështëtet tek krimi, droga dhe korrupsioni galopant.
/Opinion.al

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...