Published On: 24 Prill, 2017

Basha: Bllokimi i rrugëve, tregoi atdhetarinë e shqiptarëve

Lulzim Basha nga sheshi ‘Shqiponja’ me një megafon në dorë ka shprehur falënderim për protestuesit, ndërsa theksoi se akti i sotëm tregoi atdhetarinë e shqiptarëve.

Basha nuk harroi të përmendte dhe kërkesën e opozitës, krijimin e qeverisë teknike.

“Qindra mijra qytetarë i janë bashkuar sot kësaj protestë në këtë akt patriotic, që tregon vendosmërinë tonë për të mos ia dorëzuar Shqipërinë krimin dhe drogës, lirinë tonë, tiranisë dhe korrupsionit, por për t’u bashkuar siç jemi bashkuar, qindra mijëra miliona shqiptarë nga jugu në veri, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike.”, tha Basha.

Pas fjalëve të tij, në përfundim të protestës nga sheshi “Shqiponja”, Basha sëbashku me mbështetësit e tij kënduan himnin e flamurit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...