Published On: 7 Gusht, 2016

Basha: Bashkitë e djathta t’ju ofrojnë ndihmë për familjet shqiptare në Maqedoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre nga përmbytjet e fundit në Maqedoni.

Në një status në Facebook, Basha shprehet se u ka kërkuar bashkive që drejtohen nga partia demokratike që të ofrojnë ndihmë për familjet e prekura nga përmbytjet.

“Përmbytjet ne Maqedoni dhe bilanci tragjik i jetëve te humbura mes te cilëve shume shqiptare kane tronditur dhe hidhëruar mbare opinionin publik. Ngushëllimet e mija me te thella për familjet e viktimave. Jemi pranë çdo familje te goditur nga kjo fatkeqësi natyrore ne këto ore te vështira për ta. Partia Demokratike i ka kërkuar bashkive te drejtuara nga ne te bëjnë gjithçka për te ofruar një ndihme sado modeste ne shenje solidariteti për familjet e goditura. I kërkoj qeverise shqiptare te beje te njëjtën”, shkruan Basha në Facebook.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...