Published On: 3 Gusht, 2017

Barcelona shkaku i Realit ndërron mendje, shikoni çfarë kërkon nga PSG (Foto)

Barcelona ka frikë se Neymar pas PSG-së mund të transferohet në Real Madrid

Drejtuesit e Barcelonës kanë ndërruar mendje, ata duan që të nisin negociatat me PSG për Neymar, në vend që skuadra franceze të paguajë klauzolën prej 222 milionë eurove, shkruan Mundo Deportivo.

Kjo shihet si opsion më i mirë për të dy skuadrat, ku PSG-së do t’i duhej të paguante deri në 300 milionë euro, çka nuk do të ndodhte nëse transferimi do të ndodhte ndryshe.

Po ashtu, Barcelona do të kishte mundësi që si pjesë të marrëveshjes t’ia merrte ndonjë lojtar PSG-së, Angel Di Marian ose Julian Draxler.

Për më shumë, Barcelona dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi që të vendosë një klauzolë në kontratën e Neymarit, e cila do të parandalonte transferimin e tij në Real Madrid. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...