Published On: 2 Gusht, 2017

Barcelona prezanton përforcimin e madh me 7 gusht (Foto)

Barcelona pritet ta prezantoj Philippe Coutinhon para trofeut ‘Joan Gamper’, i cili mbahet me 7 gusht

Transferimi i Neymarit nga Barcelona në Paris Saint-Germain është çështje kohe. Kurse, Barcelona, tashmë ka gjetur pasardhësin e brazilianit.

Sipas të përditshmes sportive katalane, Mundo Deportivo, Barcelona pritet ta prezantoj Philippe Coutinhon para trofeut ‘Joan Gamper’, i cili mbahet me 7 gusht, përcjell Express.

Drejtuesit e Barcelonës tashmë ndodhen në Angli për të arritur një marrëveshje me Liverpoolit për transferimin e  Philippe Coutinhos.

Barcelona i ka ofruar Liverpoolit 70  milionë euro për Coutinho (plus 10 milionë euro bonuese). Por, ekipi nga Premierliga për ish anëtarin e Interit ka kërkuar së paku 100 milionë euro. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...