Published On: 5 Gusht, 2017

Barcelona ofron 140 milionë euro + dy lojtarë për zëvendësuesin e Neymar (Foto)v

  • Philipp Coutinho dhe Paulo Dybala duket të jenë synimet kryesore të Barcelonës për të zëvendësuar Neymarin, duke mos harruar Dembelen e Borussia Dortmundit.

Pas PSG-së, që bëri çmendurinë duke transferuar Neymarin për 222 milionë euro, është Barcelona ajo që do të ndjekë hapat e klubit francez për të zëvendësuar brazilianin, raporton “La Gazzetta dello Sport”, transmeton Gazeta Express.

Philipp Coutinho i Liverpoolit është synimi kryesor i Barcelonës, por ka shumë zëra se braziliani nuk do të largohet edhe këtë verë nga “Anfield”.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, nëse dështon transferimi i Coutinhos, atëherë Barça do të hidhet në sulm për Paulo Dubalan e Juventusit, që konsiderohet “Messi i ri”.

“Nëse dështon transferimi i Coutinhos, Barcelona do të ofrojë 140 milionë euro + Andre Gomesin dhe Rafinhan për Paulo Dybalan”, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Ousmane Dembélé i Borussia Dortmundit dhe Eden Hazard i Chelseat, janë dy opsione tjera për të mbuluar vendin e lënë bosh nga Neymar. /Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...