Published On: 18 Gusht, 2017

Barcelona me shumë mungesa për ndeshjen e parë në La Liga (Foto)

Pique, Suarez dhe Andres Iniesta do të mungojnë në sfidën e parë të Barcelonës për sezonin 2017/18 në La Liga, që do ta zhvillojë në “Camp Nou” ndaj Real Betis.

Barcelona do të nisë sezonin e ri në La Liga me shumë mungesa. Gerard Pique, Andres Iniesta dhe Luis Suarez, do të mungojnë për shkak të lëndimeve dhe sipas Goal, vendin e tyre do të zënë, Mascherano, Andre Gomes dhe Alcacer, derisa Gerard Deulofeu do të luajë në vend të Neymar, që u transferua te PSG-ja.

Në këtë ndeshje, në fanella në vend të emrave të lojtarëve, do të shkruhet Barcelona, për nder të viktimave të sulmeve të fundit, ku humbën jetën së paku 14 persona dhe mbetën të plagosur më shumë se 50 të tjerë.

Ndeshja me Real Betis do të zhvillohet të dielën nga ora 20:15 në “Camp Nou”. /Gazeta Express/

Ja formacioni i mundshëm sipas Goal:

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...