Published On: 20 Shtator, 2017

Barcelona kundër Spanjës, kërkon pavarësimin e Katalunisë

  • FC Barcelona ka reaguar me anë të një deklarate për media, rreth problemeve politike në ditët e fundit në Kataluni

Forcat policore spanjolle kanë bastisur dhe arrestuar 12 zyrtarë qeveritarë të Katalunisë, të cilët janë duke përgatitur referendumin për shkëputjen nga Spanja.

Kundër këtyre veprimeve ka reaguar FC Barcelona, e cila thotë se katalunasit kanë të drejtë të vendosin për vendin e tyre.

Me anë të një komunikate, thuhet se ata edhe publikisht mbështesin të gjithë ata që luftojnë për arritjen e të drejtave të tyre.

“Duke pasur parasysh ngjarjet që kanë ndodhur në ditët e fundit, dhe veçanërisht sot, në lidhje me situatën politike në Kataluni, FC Barcelona, përkrah angazhimin historik për mbrojtjen e vendit, demokracisë, lirisë së shprehjes dhe të drejtën për të vendosur dhe kështu dënon çdo veprim që mund të parandalojë ushtrimin e plotë të këtyre të drejtave”, thuhet në fillim të komunikatës.

“Në këtë kuptim, FC Barcelona publikisht shpreh mbështetjen e saj për të gjithë ata njerëz, subjekte dhe institucione që punojnë për të garantuar këto të drejta. FC Barcelona, me gjithë respektin maksimal ndaj tifozëve të shumtë, do të vazhdojë të mbështesë vullnetin e shumicës që qytetareve të Katalunisë, gjithmonë të shprehur në mënyrë qytetare, paqësore dhe shembullore”, thuhet në fund të komunikatës.

Në rast se pavarësohet katalunia, atëherë me shumë mundësi Barcelona do të mbetej jashtë La Ligas, bashkë me disa skuadra tjera katalunase. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...