Published On: 21 Prill, 2017

Barcelona kujton festimet më të çmendura në “Santiago Bernabeu” (Video)

  • Kanë mbetur më pak se 48 orë deri te derbi më i madh në botë, “El Clasico”

Para kësaj ndeshje, që zhvillohet të dielën nga ora 20:45 në “Santiago Bernabeu”, Barcelona ka publikuar disa nga festimet më emocionuese në Madrid, aty ku katalanasit kanë ditur të fitojnë shumë shpesh, së fundmi triumfuan 0:4, shkruan Gazeta Express.

Kjo sfidë ka vlerën e një kampionati. Nëse Real Madridi fiton të dielën, diferenca me rivalin direkt do të shkonte në gjashtë pikë, teksa “Los Blancos” vazhdojnë ta kenë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nëse ndodh e kundërta dhe fiton Barcelona, diçka që e ka bërë shumë shpesh, po ashtu edhe në ndeshjen e fundit ku triumfuan 0:4 midis “Santiago Bernabeut”, atëherë do të barazoheshin me pikë me “Los Blancos” dhe gara për titull do të hapej si kurrë më parë, duke mos harruar se ekipi i Zidane ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Duke parë ndeshjen e mbetur që ka ekipi i Zinedine Zidane, mediat në Spanjë raportojnë se edhe me barazim do të ndahej i kënaqur trajneri francez, pasi Reali do të vazhdojë të jetë tre pikë para Barcelonës si dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar, nga gjithsej gjashtë sfida që do të mbesin për “Los Blancos” deri në fund të kampionatit, pas “El Clasicos”.

Duke parë gjitha këto, një gjë është e sigurt, “El Clasico” pritet të jetë më e nxehtë se kurrë më parë, pasi ka vlerën e kampionatit. /Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...