Published On: 22 Gusht, 2017

Barça heq dorë nga Coutinho, transferon ish yllin e Realit (Foto)

Barcelona tani ka kthyer sytë nga ylli i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria

Drejtuesit e Barcelonës dalëngadalë po heqin dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Vendosmëria e Reds për mos ta shitur yllin brazilian, ka detyruar drejtuesit e Barcelonës që të mendojnë për planin B.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Barcelona tani ka kthyer sytë nga ylli i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria

Barcelona do t’i shfrytëzoj në maksimum 10 ditët e mbetur të afatit kalimtar për ta blerë ish yllin e Real Madridit.

Kurse, edhe Paris Saint-Germain është e gatshme ta shes argjentinasin për ta lehtësuar buxhetin e klubit pas transferimit të Neymarit nga Barcelona për 222 milionë euro. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...