Published On: 7 Gusht, 2017

Baraliu jep opsionin e tij për dalje nga kriza politike

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të përfundojë këtë javë dhe të mos i shkaktohen më shumë dëme shtetit.

Zgjidhjen e sheh tek përgjegjësia e koalicionit PAN që siç thotë të mos abuzojë me defektet e Kushtetutës që lejon në infinit të përsëritet propozimi i kryetarit të Kuvendit dhe vazhdimet e seancës konstituive.

“Është një defekt Kushtetute që mund të abuzohet dhe në këtë mënyrë e kemi situatën që dikush ta zvarris procesin”, tha Baraliu, për RTV21.

“Zgjidhja është në përgjegjësinë dhe të drejtën e koalicionit PAN, i cili duhet ta propozojë kandidatin e saj”, tha ai.

“Kjo sagë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe të Kryeministrit duhet të përfundojë këtë javë, sepse kemi vonesa dhe dëme të mëdha që po i shkakton kjo klasë politike shtetit të Kosovës”, tha Baraliu.

Profesori Baraliu, shprehet se për të dalë nga ngërçi i krijuar kushtetuta autorizon që Presidenti, por edhe kryeministri në detyrë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të shpjeguar situatën e krijuar.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...