Published On: 7 Korrik, 2017

Banorët e Thethit: Kemi 20 ditë pa drita. OSHEE: Gënjeni, vetëm 6 ditë

Në kulmin e sezonit turistik në fshatin mjaft të frekuentuar malor, Theth, mungon energjia elektrike. Një banor që ka edhe bujtinë për të pritur turistët denoncon në Opinion.al mungesën e energjisë prej 20 ditësh. Ai thotë se këto ditë në Theth janë rreth 20 turistë të huaj që po përballen edhe atë me këtë “vuajtje shqiptare”.

Opinion.al u interesua pranë OSHEE e cila në një reagim zyrtar pranon se mungon energjia elektrike, por sipas saj ka 6 ditë dhe jo 20. Aktualisht, defekti nuk është rregulluar, dhe zona është pa energji, por OSHEE shpreson se mund ta rregullojë deri në mbrëmje.

Denoncimi nga Ndoc Gjeçaj:

Miredita stafi i Opinion,
Jam nje banor nga fshati Theth Shkoder, fshat turistik dhe park kombetar. Kemi 20 dite pa energji elektrike ne kulmin e sezonit. Sot ne Theth ka me shum se 1000 turist te huaj dhe ne po na shkaterrohet biznesi dhe jeta. Te lutem na bej nje lajm se mediat e tjera sikur kane pune votash akoma. Faleminderit

Reagimi nga zyra për mediat pranë OSHEE:

Ne lidhje me ankesen se ne Theth, ka 20 dite pa drita, ju sqarojme si me poshte:

Zona e Thethit furnizohet me drita nga nje HEC, te cilit nuk ka funksionuar njera nga turbinat, duke sjelle avari dhe shkeputje te energjise elektrike.

Pavaresisht kesaj, me masat e mara nga OSHEE, deri ne zgjidhjen e plote te problemit, qe pritet te ndodhe sot ne mbremje, banoret e Thethit kane patur shkeputje te energjise vetem 2 ore ne dite dhe kjo pergjate 6 diteve te fundit.

Sic e permenda me larte, brigadat e OSHEE shkoder prej me shume se 24 oresh jane duke punuar per rikthimin me kapacitet te plote te HEC-it, zgjidhje qe pritet te vije ne mbremje

Pra, nuk eshte aspak e vertete qe mungon energjia elektrike prej 20 ditesh!!

/Opinion.al

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...