Published On: 25 Tetor, 2016

Banorët e Shishtavecit të fyer nga Edison Ypi, Rama: Ca i lexoni këto media kazani…

Gjatë takimit me Kryeministrin Edi Rama, banorët e Shishtavecit në Kukës janë ankuar për një shkrim të Edison Ypit. Por Rama nuk ka përtuar edhe një herë të fusë gjithë mediat në një thes, duke i etiketuar, si kazan, llum, etj. “Mjerë kush i lexon, unë për shkak të detyrës jam i detyruar, por nuk i lexoj, shoh vetëm raportin që më sjellin në zyrë. Është helm i madh… Thashë mos kishte thënë gjë Erion Braçe…” u shpreh Rama.

Deklarata mori shkas nga ankesa e një qytetari që jetonte në Angli, i cili tha se Edison Ypi na ka quajtur të gjithëve sllavë, goranë që flasin sllavisht. Po kështu, banorët janë quajtur spiunë që nga koha e regjimit kur spiunonin ata që donin të arratiseshin nga Shqipëria.

Biseda e Ramës me banorin

Banori: Unë njëherë e kam babën socialist të tmerrshëm.

Rama: Po vetë je demokrat?

Banori: Jo, unë vetë jetoj në Angli, kam ardh për një fatkeqësi këtu, më ka vdek axha. Por kam një shqetësim, ne na kanë akuzuar se jemi spiunë sllav.

Rama: Kush ju ka akuzuar?

Banori: Një gazetar, kam gazetën këtu, Edison Ypi e ka shkruar, “Dobërdan Shishtavec’,

Rama: Për kë e ka shkruar?

Banori: Për ne, për komunitetin.

Banorë të tjerë: Jemi të fyer

Rama: të jap vllai një këshillë, jeton në Angli, mirë ne që e kemi taksiratin me këto media këtu, ti ke “The Guardian”, “The Independent” , mos i lexoni mediat tona, janë kazan, helm….

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...