Published On: 2 Gusht, 2017

Banorët e Kosovës janë bërë rob të kësaj klase politike?!

Nga Skënder MULLIQI

Nënat tona, motrat, bashkëshortët, vëllezërit, mixhallarët, është shumë vështirë me menduar e jo më me u kujdes, duke i shikuar se si po jetojnë dobët në këtë shtet të pa fat. Shumica po punojnë punë të vështira, janë bërë rrogëtar të këtyre kapitalistëve mizor dhe satrap të pas luftës. Nuk kanë sigurime sociale, nuk kanë sigurime ne punë edhe pse në letër ato figurojnë. Po punojnë gjithnjë në kushte të vështira. Mund të shkojnë në pushime mjekësore vetëm atëherë kur i “lëshojnë këmbët”. Kush e ngritë zërin për kushtet  e punës të dobëta  fluturon në rrugë, kur në  ente te inkuadrimit presin më radhë për të gjetur një vend të punës në këtë  vend të shkretnuem nga hajnat, zhvatësit, kriminelët dhe dilengjit e ndryshëm. Nga kjo jetë e keqe shumë kush po e zgjedh atë më të keqën , që në një formë apo tjetër ti jep fund jetës. Mezi shumica po i presin në fund të muajit ti marrin pensionet e shkreta të cilët I gëzojnë për një kohë shumë të shkurtër. Por, s’kanë mundësi së si t’ia bajnë tjetër, kur janë në moshë  dhe nuk kanë fuqi të punojnë. Shumë familje do të dëshironin që vikendin ta kalojnë jashtë shtëpive, por nuk e kanë as të vetmen qindarkë në xhep. Ata të cilët nuk po punojnë janë bërë mjerimi ynë, po kërkojnë mundësi që të largohen sahat e para nga ky vend. Tash kur janë në vlug pushimet verore shumica mbyllen në shtëpia së nuk kanë kah t’ia mbajnë. Ata të cilët po punojnë më do paga mizerable po gjejnë mundësi të pushojë sado pak duke ua mësyer bankave të formës piramidale, të cilat banka shumë kënd e kanë lënë  pa shtëpi, pa prona … Po çka me ba tjetër e gjitha po bëhet vetëm që edhe ata sado pak ti gëzojnë fëmijët e tyre .Janë të detyruar që për kreditë e tilla të heqin keq më vite te tëra …Kjo nuk është zgjedhje fatlume , zgjedhje do të ishte që shteti të zhvillohet jo të stagnon , jo të kthehen mbrapa proceset e fazës së tranzicionit të pafund .Kemi mbetur aty në mes kapitalizmit dhe shoqërisë socialiste…Të luftosh për një kore bukë në këtë fillim shekull është tragjike, është e pa justifikueshme. Familjet e pasanikëve të pasluftës pas asnjë mund, i mbushin karrocat  deri në krye  më plotë gjera të lloj-llojshme ushqimore në supermarkete, që për varfanjakët e shumtë të Kosovës kjo  mbetet vetëm një ëndërr e mirë. Nuk janë të paktë ata të cilët po jetojnë në shtëpia të prishura. Po i mbysin sëmundjet se po jetojnë më një kore bukë … dhe për këta hallegjinj nuk e qan kokën askush, nuk interesohet shteti, nuk interesohen ata të cilët Kosovën e kanë shndërruar në pronë private të tyre.

Ky mozaik i jetës së keqe në Kosovë dhe në shumë vende të rajonit është “vepër” e elitave pushtetare shumë edhe më biografi  kriminale. Duhet të pranojmë më në fund, se ne jemi bërë rob. Ne, banorët e Kosovës jemi bërë robër të kësaj klase sunduese. Po na plaçkitet pasuria shoqërore para syve tanë dhe në po bëjmë sehir. Kjo heshtje dhe ky gjunjëzim para këtyre grabitqarëve, para këtyre hienave nuk justifikohet. Jemi bërë rob të paditurisë tonë, ksenofobisë dhe shumë marifeteve të tjera, të cilat gjithnjë e më shumë janë bërë mbytëse e jetës dhe të ardhmes tonë… Nuk mjaftojnë ankesat e lotët para këtyre sundimtarëve, është i pakuptueshëm çdo gjunjëzim para tyre, edhe pse janë bërë të fuqishëm me mundin dhe me djersën tonë. Kur varfëria vazhdon të mbërthejë shumicën, politikanët tanë duket sikur kanë vetëm një hall: si të bëhen të njohur në sytë e këtyre varfanjakëve që e kanë mbushur Kosovën. Po ua marrin votat sa herë që po ka zgjedhje?! Pastaj, çfarë kanë bërë pas secilit mandat për 4 vite? Apo vetëm i kanë rënë çiftelisë? Pastaj, gjatë dy muajve të fushatës, të njëjtat kërkesa u janë paraqitur nga shqiptarët e lodhur. Këta nuk bën gjë tjetër gjatë qeverisjes, pos që plaçkitën dhe të cilët i kanë mbushur  të gjitha zyrat e këtij çerek shteti me sojin e tyre … Në situatën që ndodhet Kosova, për momentin është vështirë, bile e pamundur, të flasësh për ndonjë lloj performance të ndonjë institucioni shtetëror. Ndodhë kështu, sepse të gjitha institucionet janë mbushur me shumë nëpunës të familjes në pushtet, se është ngritur nga themelet një pushtet nepotiko-familjarë. I errët është bërë i tërë aparati shtetëror… Pseudoshteti është bërë i plotfuqishëm dhe mbisundues. Na dalin kjo elitë politike nëpër televizione e na flasin broçkulla, fjalë të pakuptimta që asnjë shqiptarë nuk i merr vesh. Këta pushtetarë po e livadhisin Kosovën pa bërë asnjë lloj pune të ndershme …

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...