Published On: 22 Tetor, 2016

Banorët bllokojnë rrugën Prishtinë-Pejë – kërkojnë zgjidhje për parandalimin e aksidenteve

Pas aksidentit të djeshëm me fatalitet të ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, banorët e fshatit Miradi e Poshtme, i cili gjendet 3 kilometra më poshtë se Vragolia, kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë.

Në këtë aksident ka mbetur e vdekur një femër dhe tani familjarët e saj do të dalin në protestë duke bllokuar rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, duke kërkuar parandalimin e aksidenteve në këtë lokacion, raporton koha.net.

Një banor i këtij fshati ka treguar se protesta do të mbahet nesër nga ora 12:30 dhe do të zgjasë vetëm 30 minuta. Ai ka thënë se nuk e di nëse organizatorët, familjarët e viktimës, e kanë paralajmëruar protestën tek organet e rendit.

Sipas tij, disa herë banorët e fshatit Miradi e Poshtme kanë qenë në Komunën e Fushë Kosovës për të kërkuar zgjidhje ku si ide ka qenë ndërtimi i një mbikalimi ose nënkalimi, apo edhe vendosjen e semaforëve. Por, ai thotë se deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë në këtë drejtim.

Kujtojmë se vetëm një javë më parë, Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, kishte bërë me dije se ka ndërruar jetë vajza që ishte aksidentuar nga një makinë në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës më 10 tetor.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...