Published On: 9 Nëntor, 2016

Banane për mëngjes? Nuk është ide e mirë

Shumica prej nesh për mungesë kohe, apo në nxitim e sipër, në vend të mëngjesit hamë një banane. Por pavarësisht vetive të shumta që ka, si kalium, fibër dhe magnez, do të bënit mirë që të mos e nisnit ditën me këtë frutë.

Arsyeja? Ato përmbajnë 25% sheqer natyral, që japin energji dhe ju ngopin për momentin, por më pas ju lënë në gjendje gjumi dhe lodhjeje, dhe pas pak orësh do të ndiheni të uritur.

Sipas dr. Daryl Gioffre, ky frut duhet të shoqërohet me yndyra të shëndetshme për të mos humbur asgjë prej saj.

Gjithashtu edhe nivelet e aciditetit të kësaj frute nuk janë të rekomandueshme për stomakun tuaj fill pasi jeni zgjuar nga gjumi.

elite-banana

Megjithatë, ka edhe një lajm të mirë.

“Në çdo formë që të konsumohet sheqeri, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, ashtu si birra dhe vera, dhe kthehet në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kështu bllokohet sistemi digjestiv”, shpjegon dr. Gioffre.

Sipas tij, është mirë që banania të shoqërohet me yndyra të shëndetshme, si gjalpë kikiriku, kos natyral ose qull, disa erëza, si kanellë etj.

Ekspertët, poashtu këshillojnë që mos të konsumohen më shumë se dy banane në ditë, pasi ato janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e organizmit tonë gjatë ditës. /Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...