Published On: 14 Nëntor, 2016

Balli Kombëtar Demokrat, Kosova dhe Gjakova po vuan nga klanet mafioze dhe korrupsioni

Balli Kombëtar Demokrat mbajti një tubim me qytetarët e Gjakovës, ku për herë të parë në këtë qytet merrni pjesë të gjitha strukturat drejtuese të këtij subjekti nga Shqipëria të prira nga Kryetari Artur Roshi dhe stafi i tij, nga Ilirida të prirë nga Sazan Papraniku dhe stafi tij si dhe nikoqirët të prirë nga Kryetari Gazmend Islami, Nënkryetari Bekim Baftiu dhe stafi i tyre. Në këtë tubim u shpalos platforma politike dhe ekonomike e BKD-së për Kosovë gjithashtu edhe platforma e përgjithshme e BKD-së për territoret shqiptare. ArturRoshi foli për rolin e Ballit Kombëtar Demokrat në Shqipëri dhe historikun e Ballit, gjithashtu edhe për platformën e përbashkët ekonomike, sociale dhe arsimore, foli që me një qeverisje të djathtë do të bënim unifikimin e teksteve shkollore që nga klasa e parë deri në universitete, gjithashtu edhe taksat doganore mes dy shteteve të jenë në formën që e kanë në BE. Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë Gazmend Islami foli rreth keqqeverisjes në Kosovë dhe në komunën e Gjakovës, foli rrethe nepotizmit të madhë, korrupsionit të lartë dhe klanet mafioze që kanë kapur shtetin. Me të djathtën në qeverisje e me Ballin Kombëtar Demokrat, Kosova do të jetë më ndryshe dhe Gjakova do të frymojë lirshëm. U bë edhe anëtarësimi i më shumë se 100 të rinjve të qytetit të Gjakovës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...