Published On: 11 Janar, 2017

Balli Kombëtar Demokrat i shqetësuar për mosmiratimin e rezolutës për lirimin e Haradinajt! Kjo Qeveri duhet të bie

Balli Kombëtar Demokrat shpreh shqetësimin për mosmiratimin në Kuvend të Rezolutës për z.Haradinaj. Ky Parlament tregon joseriozitetin e vetë dhe shihet qartë që edhe në rastet e ndjeshme që kanë të bëjnë me interesat shtetërore, ky pushtet e sheh më shumë të arsyeshme që të bëjë lojëra politike në sy të qytetarëve. Për fat të keq edhe kësaj radhe nuk pati gatishmëri për një qëndrim të përbashkët mes forcave politike në Kuvendin e Kosovës. Kjo tregon më së miri që kjo Qeveri duhet të shkoj sa më shpejt në shtëpi, për t’ju hapur rruga zgjedhjeve të reja, në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta zgjedhin një qeveri më të përgjegjshme, e cila punon për interesat e tyre. Sa më gjatë ky pushtet të qeverisë me vendin, dëmet do të jenë akoma më të mëdha për shtetin dhe qytetarët e saj. Balli Kombëtar Demokrat i bën thirrje BE së që sa më parë të heq nga lista e arrestimeve të Interpolit, të gjithë çlirimtarët e Kosovës, të deponuara nga Serbia qysh nga koha e Millosheviqit. SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...