Published On: 15 Qershor, 2017

“Balena Blu”, një djalë 28 vjeç nga Durrësi në kurthin e lojës vdekjeprurëse

Një tjetër denoncim është bërë sot për një djalë 28 vjeç që ka rënë në kurthin e lojës vdekjeprurëse “Balena Blu”. Kolegët e tij të punës kanë dërguar fotot në “JOQ” dhe thonë se e zbuluan rastësisht shokun e tyre me krahë të gjakosur.
Djali punon në call center dhe u ka treguar miqve të tij se është në nivelin e 40-të të lojës.

Denoncimi: “Një djalë te puna ime që punon në call center dhe është 28-vjeçar, luan balenën blu. Po shkojmë ta çojmë tek një psikolog. Shyqyr që e kapëm se ne e shihnim që ishte çun i ndrojtur dhe kishte probleme familjare. Ishte në nivelin e 40-të na tha.
Për momentin është i shokuar sepse shyqyr e kapëm në kohë se nuk po na tregonte. Ka nja dy ditë që e shifshim dhe te puna qe kishte hapur adresën e Balenës Blu dhe na dukej e çuditshme sepse vinte me mëngë të gjata në punë.

Nuk e dimë çfarë vizatimi është ky në dorë, por thjesht na tha që i kanë kërkuar të presë dorën dhe të bëjë balenën”, – rrëfen miku i tij i punës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...