Published On: 16 Qershor, 2017

“Balena Blu”, çfarë po ndodh në Shqipëri? Rritet në nivele të frikshme kurioziteti për lojën vrasëse

Loja e rrezikshme “Balena Blu” rezulton të jetë aplikacioni më i shkarkuar në Shqipëri për celularët smartphone. Tabela më e mëposhtme tregon qartë se kjo lojë renditet e para ndër aplikacionet më të kërkuara në telefon.

Por çfarë është loja “Balena Blu”?

Kjo është një lojë që ka nisur llimisht në Rusi dhe më pas është përhapur në disa shtete. “Balena Blu” është një lojë virtuale e përbërë nga disa nivele dhe që instruksionet jepen nga anëtarët që drejtojnë këtë lojë.

Faza e fundit e lojës të çon në vetëvrasje. Administratorët komunikojnë me përdoruesit virtualisht dhe u kërkojnë të dhënat personale; emrin, mbiemrin, vendndodhjen dhe identitetin e familjarëve të tjerë.

Më pas ata të udhëzojnë se çfarë etapash duhet të ndjekësh. Në disa prej tyre përdoruesit dëmtojnë edhe veten, pasi u kërkohet të vizatojnë në parakrah balenën, duke u gjakosur.

Gjithashtu, në fazat e mëvonshme u kërkohet që mos të bisedojnë me prindërit, të mbyllen në vetvete, të mos hanë bukë për disa me radhë, të zgjohen natën etj. Kur arrijnë në nivelin e fundit, u kërkohet të vetëvriten duke u premtuar se do të ngjallen përsëri dhe do të marrin një dhuratë.

Në Shqipëri gjatë ditëve të fundit ka pasur disa raste të lojës së rrezikshme “Balena Blu”.

Në Gjirokastër u evidentua një vajzë e mitur, ndërsa në Shkodër janë raportuar për 3 raste të tjera. Prindërit apelohen që t’u kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve të tyre dhe të kontrollojnë aktivitetin e tyre në internet./tvklan.al

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...