Published On: 30 Maj, 2017

Bale tregon se çka ndodh nëse nuk luan nga fillimi në finale të Championsit

Gareth Bale e ka pranuar se nuk do të zhgënjehej nëse nuk do të luante nga fillimi në finale të Ligës së Kampionëve

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, e cila do të zhvillohet në qytetin e tij të lindjes, Cardiff.

Ai tha se do të ishte i zhgënjyer nëse nuk do të ishte i shëruar nga lëndimi plotësisht, por jo nëse nuk luan nga fillimi në finale.

“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të arrija të shërohesha dhe të isha në formë për finale. Ka qenë një vit i vështirë për shkak të lëndimeve”, tha Bale gjatë një takimi me gazetarë.

“Nuk do të zhgënjehesha nëse nuk luaj nga fillimi”, vazhdo ai.

Bale kishte fjalë të mëdha edhe për Iscon, i cili pritet të luaj në vend të tij në finale, duke thënë se është lojtarë i jashtëzakonshëm dhe këtë e ka treguar në ndeshjet e fundit.

Krejt në fund foli për Juventusin ku tha se është skuadër shumë e mirë në mbrojtje dhe në sulm, por detyra e tyre është që të koncentrohen në lojën e tyre

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...