Published On: 22 Tetor, 2016

Bajrami: S’ka dilemë zgjedhje të parakohshme do të kemi shumë shpejt!

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën i është drejtuar dy partive PDK e LDK duke i thënë se “shumë herët ju kemi thënë që nuk i keni votat, nuk i kishit as me 1 shtator dhe nuk do ti keni kurrë”.

“E atyre që po merrem me akuza se jo njëra apo tjetra nuk i kanë votat nuk po i intereson më bash askujt. U vërtetua dhe u tha edhe nga vetë ju që Asociacioni qenka bërë gabim dhe se demarkacioni nuk po mund të kalohet. Për neve asgjë e re, por për juve është një përparim që e keni kuptuar se gabuat”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e saj në Facebook.

Bajrami ka thënë se ndoshta u bë pak vonë, por falë kundërshtimit të qytetarëve, opozitës, ekspertëve dhe të disa deputetëve të mazhorancës më në fund i kanë bërë të kuptojnë se PDK e LDK kanë gabuar dhe duhet të reflektojnë.

“Tash më nuk ka dilema se zgjedhje të parakohshme do të kemi shumë shpejt”, ka përfunduar ajo.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...