Published On: 2 Nëntor, 2016

Bajram Rexhepi e konfirmon: E kam refuzuar postin e deputetit!

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se e ka refuzuar postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, të ofruar nga PDK-ja.

Rexhepi, në një prononcim për “Gazeta Blic” duke e shpjeguar vendimin e tij, krashi postit të deputetit, veçoi se ky post nuk e ndëron atë.

 “Po, unë mund të ju konfirmoi se kam refuzuar postin e deputetit, pasi që jam kthyer në kirurgji, unë jam kirurg dhe tash nuk me bën nder një post në parlament, nuk me nderon“, ka thënë Rexhepi, raporton gazetablic.com

 

Ekskluzive: Bajram Rexhepi ia refuzon PDK-së postin e deputetit

Ish-Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi ia ka refuzuar PDK-së, postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Kështu tha një burim i “Gazeta Blic” brenda PDK-së

Sipas këtij burimi, Rexhepi nuk ka pranuar që ta zëvendësoj në postin e deputetit, Ramiz Kelmendin i cili u emërua nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zëvendëskryeministër.

“Bajram Rexhepi ka refuzuar të marrë postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ky burim.

Bajram Rexhepi para disa muajsh ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryetarit aktual të PDK-së, Kadri Veseli.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...