Published On: 5 Korrik, 2017

Bajram Kiqmari dhe Alban Dizdari janë të arrestuarit për dy vrasje

  • Bajram Kiqmari, njëri prej dy të arrestuarve të mërkurën nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës për vrasjen e dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim-vrasjen e dy pjesëtarëve tjerë të të njëjtit mision, edhe në vitin 2004, ishte kapur si i dyshuar për të njëjtin rast edhe në maj të vitit 2014. Përveç, Kiqmarit, të mërkurën u arrestua edhe Alban Dizdari, raporton Gazeta Express.

Podujevasi Bajram Kiqmari, pak kohë pas arrestimit, ishte liruar bashkë më Florin Ejupin. Ky i fundit, kishte arritur t’u ikte autoriteteve kosovare për të jetuar në arrati.

Për vrasjet dhe tentim-vrasjet e vitit 2004 të pjesëtarëve të misionit të OKB-së në Kosovë, Gjykata kosovare ka dënuar Shkumbin Mehmetin me 30 vjet burgim. Ai vuan dënimin në Dubravë, edhe për katër vrasje të tjera, përveç krimit të kryer ndaj policëve të UNMIK-ut, shkruan Gazeta Express.

Të mërkurën, me asistencë të njësive elitare të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e EULEX-it me urdhër të Prokurorisë Speciale kanë bastisur disa lokacione të ndryshme, për rastin në fjalë, në rajonin e Prishtinës dhe të Pejës.

Bastisjet, Prokuroria Speciale, ka njoftuar se kanë rezultuar me arrestimin e katër personave. Gazeta Express raporton se Bajram Kiqmari dhe Alban Dizdari po kërkoheshin, ndërsa dy të tjerë u arrestuan për posedim të paligjshëm të armëve, të cilat u gjetën gjatë bastisjeve.

Gjithsej, misionet e huaja të sigurisë që veprojnë në Kosovë dhe autoritetet vendore njoftohet se janë në kërkim të shtatë të dyshuarve, përshirë edhe një person që pritet të ekstradohet nga jashtë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar dhe bashkërenduar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale, derisa urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar kosovar.

Gazeta Express, të mërkurën paradite, ka raportuar edhe për bastisje në shtëpinë e Agron Sylejmanit në fshatin Koshevicë të Podujevës. /GazetaExpress/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...