Published On: 16 Qershor, 2017

Bahtiri: Albin Kurti duhet të bëhet kryeministër, është më i devotshëm se unë

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka deklaruar se dëshiron në vend një qeveri që do ta drejtonte, Albin Kurti nga Vetëvendosje.

Madje ai ka thënë se edhe në rastin kur mund të kishte konsensus ku vet Bahtiri mund të ishte kandidat për kryeministër, ky do të tërhiqej për t’ia liruar vendin Kurtit, njofton Klan Kosova.

“Unë mendoj se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër i vendit”, ka thënë Bahtiri në Info Magazine.

“Mendoj se Albin Kurti ka treguar rezultate, ka qenë luftëtar i denjë në të gjitha proceset për Kosovën.”

“Kurti është me i devotshëm edhe se unë”, ka shtuar Bahtiri.

Ai ka thënë se PAN nuk do të mundet ta krijojë qeverinë, por që presidenti Thaçi duhet të tregohet i kujdesshëm dhe se mandatin duhet ta bartë te Kurti që ta formojë qeverinë dhe se të mos e çoj vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...