Published On: 28 Tetor, 2016

Azilanti shqiptar që synon Bundestagun gjerman me Merkelin

Për herë të parë në historinë e shtetit gjerman, një shqiptar do të garojë për tu bërë pjesë e Bundestagut.

46 vjeçari nga Rrësheni, Kolë Gjoka, i cili mbërriti në Gjermani si azilant do të kandidojë për tu bërë pjesë e Bundestagut, nën siglën e CDU-së së drejtuar nga kancelaria Angela mergel.

Gjoka do të kandidojë në Hamburg, ku pavarësisht se numri i shqiptarëve që kanë të drejtën e votës ai shpreson sërish që të jetë pjesë e parlamentit gjerman.

“Çdo garë niset me dëshirën dhe objektivin për të fituar, gjithsesi unë e kam nisur me një qëllim parësor për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Gjermani” tha ai për Report Tv.

Gjoka komenton dhe vizitën kryeministrit Rama në gjermani në fund të nëntorit dhe pritshmërinë për mbështetjen e Merkel për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në.

“Pritshmëritë e takimit janë shumë të mëdha, dua të them se Rama është bërë si i shtëpisë në Gjermani, kjo tregon vëmendjen e Merkel për Shqipërinë dhe vlerësimin për Ramën. 28 Nëntori është ditë e vecantë për shqiptarët dhe besoj se Merkel ka menduar një dhuratë për shqiptarët” deklaroi ai.

Zgjedhjet për Bundestagun gjerman pritet të zhvillohen në shtator të 2017-s. Kandidimi nga partia e kancelares Merkel i një shqiptari që në 96 mbërriti në gjermani si azilant, vjen pikërisht në kulmin e debatit në Europë për emigrantët. Pavarësisht politikës, Kolë Gjoka ka arritur sukses të konsiderueshëm dhe në biznesmen.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...